​Hamza: Ka pasur lobime për mos anëtarësim të Kosovës në Kartonin e Gjelbër

Ekonomi

​Hamza: Ka pasur lobime për mos anëtarësim të Kosovës në Kartonin e Gjelbër

Më: 20 maj 2015 Në ora: 15:53

Përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) po mundohen që para datës 1 korrik të aplikojnë tarifat me ulje prej 50 përqind për policën kufitare.

Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës ka pranuar sot para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa se ka pasur lobime për mos anëtarësim të Kosovës në Kartonin e Gjelbër Evropian. Ai ka thënë madje se zbritja e tarifave për polica është vetëm hapi i parë pasi, sipas tij me arritjen e marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të hiqet kjo tarifë.

Hamza: Tarifat e aplikuara janë të larta

“Unë iu siguroj që në moment kur e pranoj këtë pa asnjë vonesë brenda afateve ligjore ne do t’i aprovojmë tarifat por tarifat me i ulë e jo për me i ngritë. Nëse e marrim analogjinë edhe krahasojmë me Malin e Zi del që tarifat në Mal të zi për 15 ditë janë diku 15 euro për një muaj janë 28 euro, ndërsa tek ne janë për 15 ditë 30 euro e për 1 muaj 41 euro. Atëherë me analogji del që tarifat tona duhet me u ul”, ka thënë Hamza.

Ai po ashtu ka thënë ka pasur edhe lobime që Kosova të mos anëtarësohet në Byronë e Kartonit të Gjelbër. Ai ka treguar disa ide se si do të veprohet pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë në Bruksel.

Hamza: Është lobuar për mos anëtarësim të Kosovës në Byronë Evropiane

“Byroja Evropiane e Kartonit të Gjelbër ta hap një zyrë që të mundëson shitjen e kartonit të gjelbër në Kosovë e cila qytetarëve të Kosovës iu mundëson që të lëvizin në vende të tjera në vende anëtare të Kartonit të Gjelbër ku realisht kjo nuk e zgjedh problemin e qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë....Unë besoj që sa është lobuar, është lobuar për mos me u anëtarësuar prej shteteve edhe adresave të tjera dhe ia hap aduti i cili mundet me i thënë dikujt që Kosova nuk ka të drejtë me qenë e anëtarësuar në kartonin e gjelbër kur realisht ti veç e ke njoftuar Kartonin e gjelbër edhe e ke njoftuar lirinë e lëvizjes pa pasur nevojë që të paguhen taksa shtesë”, ka thënë Hamza.

Po ashtu Komisioni për Buxhet dhe Financa ka ftuar në raportim ministrin e Financave Avdullah Hoti për të raportuar për ndryshime e ligjit të TVSH-së.

Naser Osmani, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa ka thënë se do të punojnë që këtë ligj ta dërgojnë sa më parë në seancë për miratim.

Osmani: Ligji është tërësisht i ri

“Kem të bëjmë me ligjin për Tatimin mbi Vlerën e shtuar, ky nuk është një projektligj për plotësim dhe ndryshim, por është ligj tërësisht i ri. Dhe konsideroj se me aprovimin në parim të këtij ligji do të bëjmë përpjeke që sa më parë ta dërgojmë në seancë, që të aprovohet”, tha ai.

Hoti ka treguar ndryshimet që do t’i ketë ky ligj.

Hoti: Ndryshimi kryesor është ulja e pragut të TVSH-së,

“Ndryshimi kryesor është ulja e pragut të TVSH-së, në 30 mijë të qarkullimit të bizneseve, nuk ka kosto shtesë për bizneset që hyjnë në këtë prag të TVSH-së, ne vlerësojmë se janë rreth 1800 biznese shtesë që hyjnë në regjimin e TVSH-së, ..Ndryshimi i dytë është përshkallëzimi i TVSH-së, pra shkojmë më normën zero të TVSH-së për një listë të esenciale të mallrave dhe pastaj e ulim prej 16 % në 8 % për bukë, krip, vaj, energji, ngrohje, mbeturina dhe furnizim me ujë, pra janë mallra dhe shërbime që një familje me paga mesatare në Kosovë, harxhojnë rreth 80 % të buxhetit për këto mallra, pra ky ligj prek atë anën sociale të shoqërisë”, ka thënë Hoti

Ai po ashtu ka thënë se me këtë ligj do të ngritet norma e prej 16 në 18 përqind për mallrat tjera.

Hoti: Do të ngritët norma prej 16 në 18 përqind për mallrat e tjera

“Do të ngritët norma prej 16 në 18 % për mallrat e tjera, nuk është një ndryshim signifikant dhe nuk presim që kjo të ndikoj shumë në ndryshimin e mallrave në treg ku përjashtohen këtu mallrat esenciale dhe duke ditur se kërkesa për këto mallra është elastike, kjo besoj se bizneset të mos kenë mundësi shumë të rrisin çmimet sapo të rritet TVSH-ja, pasi është rritje shumë e vogël. Ndryshim tjetër është heqja komplet e TVSH-së nga të gjitha linjat e prodhimit, për të promovuar investimet dhe heqja e TVSH-së nga importi i teknologjisë informative, sektori i IT-së është në rritje në Kosovë dhe kjo besoj se do të ndikoj shumë në zhvillimin e mëtutjeshëm. “, ka thënë Hoti./P.Musa/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat