Rehabilitimi i hekurudhave do të mbështetet nga BERZH

Ekonomi

Rehabilitimi i hekurudhave do të mbështetet nga BERZH

Më: 20 maj 2015 Në ora: 13:14

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka njoftuar sot kabinetin qeveritar për pjesëmarrjen që e kishte në takimin vjetor të BERZH-ut, ku ai është guvernator në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ministri Hoti bëri të ditur se është arritur pajtueshmëri për dy projekte konkrete, ndërsa që ka edhe projekte të tjera, për të cilat është arritur pajtim në parim.

“Është projekti i rehabilitimit të linjës hekurudhore nga Hani i Elezit deri në kufi në veri me Serbinë. Unë besoj që në korrik finalizohet gjithçka dhe do të mund të nënshkruhet kontrata. Presidenti i BERZH-it do të jetë në Prishtinë për nënshkrimin e kësaj kontrate dhe vizita e tij është shenjë e respektit dhe bashkëpunimit që ka BERZH me Kosovën.

Projekti tjetër është i rrugës Kijevë – Zahaq, kontratë e cila do të nënshkruhet në shtator, eventualisht në tetor”, ka bërë të ditur ministri Hoti.
Po ashtu, ministri ka pohuar se studimi i fizibilitetit është bërë për rrugët rajonale Pejë- Gjakovë- Prizren, Mitrovicë-Pejë, Ferizaj-Gjilan dhe Ujëvarë, për të cilat do të mund të nisin negociatat në fund të vitit apo në fillim të vitit tjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat