Tregtarët përplasen me tatimorët për mospagesën e TVSH-së

Ekonomi

Tregtarët përplasen me tatimorët për mospagesën e TVSH-së

Më: 20 maj 2015 Në ora: 08:01

Mospagesa e TVSH-së ka përplasur sot mes tyre punonjësit e tatimeve dhe tregtarët e Fierit.

Aksioni tatimor në rrugën e tregut të këtij qyteti, u shoqërua me debate të ashpra mes palëve.

Tregtarët kanë kundërshtuar sekuestrimin e mallit, pasi sipas tyre dyqanet i kanë me mall stok prej vitesh dhe nuk kanë marrë furnizim të ri, raporton Ora News.

Ata gjithashtu kanë pohuar se furnizohen në treg të lirë dhe nuk marrin fatura për të paguar TVSH-në.

Përkundër tensioneve, mësohet se tatimet kanë mbyllur rreth 20 dyqane të tregëtimit me shumicë dhe pakicë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat