Trepçës e Feronikelit iu është vazhduar licenca

Ekonomi

Trepçës e Feronikelit iu është vazhduar licenca

Më: 19 maj 2015 Në ora: 16:55

Bordi i ri i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), ka shqyrtuar 30 aplikacione për licenca dhe leje prej të cilave 22 janë aprovuar, ndër to të rëndësisë së veçantë ishin konsideruar licencat e Trepçës edhe Feronikelit. Këtë e kanë bërë të ditur Bordi bashkë me menaxhmentin e KPMM-së gjatë raportimit të raportit vjetor para anëtarëve të komisionit parlamentar të Zhvillimit Ekonomik.

Anëtarët e kësaj të fundit kanë pasur shumë pyetje lidhur me operatorët ilegal, çështjen e tantiemës e tjera.

Musa Shabanai, kryetar i Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale ka treguar për sfidat e këtij komisioni dhe për objektivat që kanë në të ardhmen.

“Kemi shqyrtuar 30 aplikacione për licenca dhe leje, prej të cilave 22 janë aprovuar, ndër to të rëndësisë së veçantë siç janë licencat e Trepçës për minierën e Artanës dhe minierën e Stantërgut. Po ashtu, edhe për Feronikelin po vetëm këto dy licenca është fjala për një numër të punëtorëve prej diku afër 3 mijë punëtorë”, ka thënë Shabani.

Sipas tij, gjitha këto do të realizohen më së largu deri më 15 qershor të këtij viti. Ai po ashtu ka përmendur si sfidë operimet ilegale të cilat duhet të hartohet një strategji.

“Operuesit ilegal dhe ne si bord i ri kemi menduar që këtë sfidë ta zgjedhim duke hartuar një plan të përbashkët veprimit për ndalimin e operuesve ilegal së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik .... Sfidë tjetër e cila e kemi vërejtur qysh në fillim që është mjaftë e rëndësishme për t’u adresuar është edhe problematika dhe shqetësimet e kompanive lidhur me ligjin për miniera dhe minerale, ka ankesa që paraqiten për këtë ligj”, ka thënë Shabani.

Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit parlamentar të zhvillimit ekonomik ka kërkuar nga bordi i KPMM-së për tantiemën dhe të i bëhet krahasim me vendet e tjera.

“Që ka të bëjë me një krahasim të tantiemave të ne dhe në vendet tjera dhe gjithashtu me një pasqyrë më të përmbledhur nga të ardhur nga renta minerar apo tantiemë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Besim Beqaj, ka kërkuar të di se kush po i përdor resurset pa autorizim.

“Pika që më së shumti më ka bërë përshtypje në raport dhe e thatë në fokus të veçantë është përdorimi i pa autorizuar i resurseve minerare, t’u i marrë parasysh që kemi një përdorim goxha të fuqishëm dhe është prezentë në treg, do të thotë nuk është shfrytëzim për nevoja individuale por është për nevoja komerciale”, ka pyetur Beqaj.

Kurse, Ramiz Krasniqi, drejtori menaxhues i KPMM-së, ka dhënë përgjigje në disa pyetje të deputeteve.

“Në shtesën e raportit i keni me emër e mbiemër të gjithë operuesit ilegal. Ata operojnë ilegal por nuk janë të pa njohur për publikun sepse ne e kemi obligim ligjor me i identifikuar, i kemi identifikuar…Të gjitha lëndët i kemi dërguar në prokurori … kur kemi filluar me sekuestrimin sipas ligjit inspektorët e minierave dhe mineraleve e kanë për obligim ne nuk i ikim përgjegjësisë për me i sekuestruar na ka mbështet Agjencioni për sekuestrimin e pasurive të mallrave që janë. Unë e kamë pasur shumë dëshirë me qenë prezent ata këtu vetëm vitin e parë na kanë përkrahahur, më nuk na kanë përkrahë, më kurrë këtë duhet me ditë edhe ju edhe qeveria edhe gjithë”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se ka shumë raste kur inspektorët e këtij institucioni janë kërcënuar e madje edhe janë rrahur.

Ndryshe, komisioni për zhvillim ekonomik e ka miratuar raportin vjetor të KPMM-së. Po ashtu, ky komision ka ftuar në raportim edhe ushtruesin e detyrës së Agjencionit Kosovarë të Privatizimit (AKP), Avni Jashari ku është bërë shqyrtimi i Peticionit të sindikatës së Hotelit Grand, bazuar në përfundimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione.

Avni Jashari, ushtruesdetyre i drejtorit AKP-së ka thënë se bordi i drejtorëve në gusht të 2014 për të vendosur ndërmarrjen e re Grand hotelin ka qenë në përputhje me ligjin e AKP-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat