Gjakova fillon Exportin

Ekonomi

Gjakova fillon Exportin

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:37

Komunikatën e bashkangjitur nga vizita ime sot në kompaninë e cila filloi eksportin, hap i vogël për Kompaninë, simbolikë e madhe për Gjakovën:

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila, ka vizituar fabrikën Intertex, e cila sot ka nisur dërgesën e parë për eksport të mbulesave për makina, eksport ky i cili realizohet për herë të parë pas gjashtëmbëdhjetë viteve.

” Jam shumë e lumtur që po nisim dërgesën e parë për eksport në Suedi. Duket një hap i vogël, por një simbolikë e madhe për Gjakovën pasi ka filluar të eksportojë dhe njëherit shprehem se jam e sigurtë që me hapjen e parkut të biznesit do të zhvillojmë edhe kapacitete tjera” ka pohuar kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, e cila për këtë i është adresuar që nga viti I kaluar Agjencionit Kosovar të Privatizimit, që të jep në shfrytëzim pronën e disa ish- ndërmarrjeve shoqërore.

Në kontingjentin e parë eksportues janë 2.500 copë mbulesa të tilla që do të dërgohen në qendrën e kompanisë Trox, e cila edhe është investitori e kësaj fabrike në Gjakovë.

Ardita Rizvanolli, menaxhere e kompanisë “Intertex” ka bërë të ditur se pas këtij kontigjenti, në javën tjetër do të eksportohen 2.750 mbulesa ndërsa në muajin qershor pritet të dyfishohet kapaciteti i punëtorëve, si dhe kapaciteti i prodhimtarisë së mbulesave, e poashtu pritet të fillojë edhe linja tjetër e prodhimit që ka të bëjë me prodhimtarinë e jelekëve antiplumb për ushtrinë amerikane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat