Ulja e çmimit, rriten importet e kafes

Ekonomi

Ulja e çmimit, rriten importet e kafes

Më: 4 maj 2015 Në ora: 08:26

Importi i kafes gjatë 3 muajve të parë të këtij viti u rrit ndjeshëm.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2015 u importuan 2.122 ton kafe.

Krahasuar me 3-mujorin e vitit 2014, gjatë periudhës janar-mars të këtij viti u importuan 566 ton kafe më shumë.

Në 3-mujorin e vitit 2014 u improtuan 1.556 ton kafe. Gjatë muajit mars të këtij viti u importuan 746 ton. Krahasuar edhe me muajin mars të vitit 2014 importi i kafes në muajin mars të këtij viti është rreth 90 ton më tepër.

Në muajin mars të vitit paraardhës u importuan 659 ton kafe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat