​Mustafa: Rritjen e biznesit e kemi orientim themelor

Ekonomi

​Mustafa: Rritjen e biznesit e kemi orientim themelor

Më: 30 prill 2015 Në ora: 19:13

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shprehi zotimin e Qeverisë që ai drejton, për të përkrahur bizneset në Kosovë, me theks të veçantë, ato të vogla dhe të mesme.

Ai tha se iu mbetet orientim themelor rritja e biznesit dhe punësimi i njerëzve.

Kryeministri qëndroi sot në rrafshin e Anamoravës ku edhe u njoftua për së afërmi me zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe Novobërdës.

Ai vizitoi edhe disa nga bizneset private në këtë pjesë.

Mustafa vlerësoi suksesin që është arritë në komunën e Gjilanit, siç tha ai, përkundër problemeve të cilat i ka diskutuar me kryetarin e kësaj komune, që kanë të bëjnë me infrastrukturën, rregullimin e ambientit dhe investimet të cilat kanë mbetë pa përfunduar.

Mustafa: Orientim themelor e kemi rritjen e biznesit në Kosovë

“Qeveria do të përkrahë dhe gjithmonë do të modifikojë politikat fiskale dhe politika tjera zhvillimore, karshi kërkesave të biznesit. Sepse, për ne mbetet orientim themelor ta rrisim biznesin, ta rrisim cilësinë e biznesit, të përkrahim bizneset e vogla dhe të mesme dhe veçmas sektorin provat të biznesit dhe të kemi sa më shumë njerëz në punë. Ata që hapin një vend pune në Kosovë sot, e japin kontributin më të madh për zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës”, tha ai.

Mustafa tha se edhe komuna e Gjilanit edhe disa tjera kanë trashëguar borxhe nga e kaluara, për shkak të investimeve që janë bërë.

Ai tha se po shikojnë që disa përmirësime t’i bëjnë tani me rishikimin e buxhetit.

E pronari i kompanisë “Fluidi”, Fejzullah Mustafa, tha se gjatë takimit me kryeministrin Mustafa dhe kryetrarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka njoftuar arta për investimet që I ka kompania që ai drejton.

Sipas tij, ato investime nuk mund t’i mbulojë kompania pa ndonjë përkrahje me kredi apo grante.

Mustafa foli edhe për taksën e akcizës që është enden ë fuqi për prodhuesit e lëngjeve në Kosovë.

Mustafa: Nuk ka ende një harmonizim me qeverinë lidhur me taksën e akcizës

“I njoftova edhe me taksën e akcizës që ende është në fuqi për prodhuesit e legjende në Kosovë, çka kjo taksë është nga viti 2006 e këndej. Dhe, sot e kësaj dite nuk kemi mundësi, edhe pse në çdo formë që na jepet mundësia që ta përmendim këtë taksë, por nuk mund të gjendet ende një harmonizim mes qeverisë që kjo taksë të largohet sikurse që janë prodhuesit tjerë në rajon. Kjo taskë është vetmja që e ka shteti i Kosovës”, tha ai.

E kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka paraqitur sot para kryeministrit Mustafa, programin për gjashtë mujorin e dytë dhe propozimet e komunës lidhur me përballjen e investimeve të kërkuara për Gjilanin.

Haziri: Gjilani do të ketë mbështetje

“Unë besoj shumë që Gjilani, si qytet regjional më I madh do ta ketë mbështetjen në infrastrukturë, në bujqësi, në programe tjera që janë të domosdoshme për me e zanë hapin e zhvillimit të komunave tjera dhe regjioneve tjera”, tha ai.

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, ai i Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor, ministri i Shëndetësisë, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe pjestarë tjerë të kabinetit të kryeministrit, gjatë qëndrimit në Gjilan vizituan “Fabrikën e duhanit”, kompaninë “Ask Food”, kompaninë “Fuidi/Rc” Cola dhe disa biznese tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat