Kosova eksporton më së shumti në Indi, importon nga Serbia

Ekonomi

Kosova eksporton më së shumti në Indi, importon nga Serbia

Më: 30 prill 2015 Në ora: 18:16

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin mars 2015 prej 171,8 milion € krahasuar me deficitin prej 179,3 milion € me periudhën e njëjtët te vitit 2014.

Eksporti mbulon importin 13.3%.

Eksporti i mallrave në muajin mars 2015 kishte vlerën 26,3 milion €, ndërsa importi 198,1 milion €, është një rritje prej (13.9%) për eksport si dhe rënie prej (-2.1%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (60.0%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.7%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (6.3%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.1%) produktet minerale, (4.4%) lëkurë dhe artikuj prej tyre, (3.3%) tekstil dhe artikuj tekstili, (3.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (15.0%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.9%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.6%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.8%) produkte të industrisë kimike, (8.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.9%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (6.4%) mjetet e transportit, (5.8%) produktet bimore etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me (29.1%) për eksport dhe (41.4%) për import, ndërsa vendet e CEFTA-së merë pjesë me (37.2%) për eksport dhe (31.3%) për import, në raport me Marsin e vitit 2015. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi (19.4%), Maqedoni (13.6%), Shqipëri (11.6%), Belgjikë (10.1%), Serbi (5.6%) etj.

Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (15.3%), Gjermania (11.7%), Turqia (9.7), Kina (8.8%), Shqipëria (7.1%), Italia (6.7%), Maqedonia (5.2%) etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat