​Jahjaga në Panairin “Prishtina 2015”

Ekonomi

​Jahjaga në Panairin “Prishtina 2015”

Më: 30 prill 2015 Në ora: 17:32

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi dje Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2015” që po mbahet në Organizim të Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga data 29 prill deri më datën 2 maj 2015.

Mbajtja e këtij panairi, ku po marrin pjesë rreth 150 biznese nga vendi, rajoni dhe bota, është një indikator i mirë për të parë kahun pozitiv të zhvillimit, të cilin e kanë marrë ndërmarrjet e sektorit privat në vendin tonë, tha Presidentja Jahjaga në takim me ndërmarrësit.

Presidentja Jahjaga shtoi se Kosovës i duhen më shumë storje të suksesit dhe inkurajoi ndërmarrësit vendorë dhe të huaj që të vazhdojnë afarizmin dhe investimet e tyre në Kosovë e të vazhdojnë të jenë shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik, punësimit dhe eksportit, duke i siguruar ata se mbështetja e institucioneve të vendit nuk do të mungojë.

Në emër të Odës Ekonomike të Kosovës dhe ndërmarrjeve pjesëmarrëse, kryetari i Odës Ekonomike, z. Safet Gërxhaliu e falënderoi Presidenten për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që po i bën zhvillimit të sektorit privat dhe promovimit të zhvillimit ekonomik të vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat