PTK ka ndarë edhe 10 milionë euro në emër të dividendës për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ekonomi

PTK ka ndarë edhe 10 milionë euro në emër të dividendës për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Më: 30 prill 2015 Në ora: 16:21

Në mbledhjen e Borditë të Drejtorëvë të PTK-së është marrë vendimi për ndarjen e 10 milionë eurovë në emër të dividendës për vitin 2015 sipas Biznes Planit të PTK-së.

PTK ka për qëllim që të përshpejtojë edhe më shumë ritmet e rritjes dhe zhvillimit, në mënyrë që të ketë bilanc sa më pozitiv financiar edhe në vitin e ardhshëm, duke synuar kështu përmbushjen e objektivave të planifikuara sipas planit të biznesit dhe duke mbetur gjithnjë më afër konsumatorëve të saj me produkte dhe oferta të reja.

“Ndarja e dividendës prej 10 milionë euro për këtë fillimit për Aksionarin, respektivisht Qeverinë e Kosovës, është një e arritur në planin strategjik dhe financiar të kompanisë duke dëshmuar në të njëjtën kohë se pavarësisht investimeve kapitale në projektet e planifikuara dhe sidomos në shërbimin 3G dhe 4G, rezulton se performanca e PTK-së është e qëndrueshme dhe stabile”, deklaroi Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, investimi prej 35 milionë eurosh në platformën e internetit të shpejtë 3G dhe 4G, hapja e pikave të reja të shitjes, shtrirja e suksesshme e mbulueshmërisë me rrjetin 3G dhe 4G në gjithë territorin e vendit, lansimi i produkteve të reja, qasja e re ndaj konsumatorëve, etj, janë, përveç të tjerash, sinjale të qarta se PTK ka marrë drejtimin e duhur drejt modernizimit dhe ringritjes të përgjithshme operative.

PTK jo vetëm që është kontribuesi më i madh tatimor dhe financiar për buxhetin e vendit, por në të njëjtën kohë me investimet tjera që janë në implementim e sipër, vazhdon edhe më tutje të jetë lider në një mjedis mjaft konkurrues, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë në fushën e telekomunikacionit.

Me dinamikën e investimeve të planifikuara dhe të realizuara deri më tash, PTK do të synojë të rrisë edhe më shumë afarizmin biznesor gjatë këtij viti dhe vitet në vazhdim, për të arritur rezultate sa më të mira financiare dhe strategjike bazuar në planin e saj të biznesit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat