Tahiri: Sektori privat e vetmja adresë për zhvillim ekonomik

Ekonomi

Tahiri: Sektori privat e vetmja adresë për zhvillim ekonomik

Më: 30 prill 2015 Në ora: 13:18

​Drejtori i institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka bërë një analizë se si duhet komunat të zhvillojnë ekonominë e tyre

Sektori privat është e vetmja adresë për zhvillim ekonomik lokal dhe punësi.

Ai në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se është e domosdoshme funksionalizimi dhe bashkërendimi i trekëndëshit të akterëve institucional: Ministritë e linjës-komunë-sektor privat.

Lexoni postimin e plotë:

Komuna si dora e parë shtetit e ka të domosdoshme për të shpërthyer me zhvillimin ekonomik lokal. Përmes investimeve strategjike ekonomike, duke u bazuar në kapitalin natyror që ekziston në komuna të vogla, politikave dhe stimulimeve që duhet ti krijojnë ministritë e linjës si dhe në veçanti më përfshirjen e sektorit privat në lokalitet ku ka kapacitet zhvillimi ekonomik lokal, perspektiva ekonomike mundë të ketë sukses.

Sektori privat duhet mbështetur pasi qê është e vetmja adresë për zhvillim ekonomik lokal dhe punësim. Është i domosdoshëm funksionalizimi dhe bashkërendimi i trekëndëshit të akterëve institucional: Ministritë e linjës-komunë-sektor privat. Qasjet tjera janë politika afatshkurtra dhe pa efekte reale në zbutjen e papunësisë. Andaj, bashkërendimi i politikave të nivelit qëndror dhe të atij në komunë është domosdoshmëri e kohës.

Këtë prezantim e bëra në konferencën ’Prespektiva e Zhvillimit Ekonomik Lokal në Komunat e Reja’ e organizuar nga Qendra për Promovim të Zhvillimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat