Biznesi gjerman: Përkeqësohet klima e investimeve

Ekonomi

Biznesi gjerman: Përkeqësohet klima e investimeve

Më: 28 prill 2015 Në ora: 15:46

Vështirëstë për jetuar e punuar në Shqipëri nuk i ndiejnë vetëm shqiptarët që po kërkojnë azil në Gjermani. Edhe sipërmarrësit gjermanë këtu, kanë ulur gatishmërinë e tyre për të investuar fitimet në Shqipëri. Sipas anketës së bërë nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, klima e biznesit në Shqipëri nuk nxit investimet e huaja.
Pyetjes nëse do të investonin fitimet e tyre në Shqëipëri, i janë përgjigjur pozitivisht 66% e të anketurarve. Një vit më parë mbi 80% e të pyeturve ishin të gatshëm të investonin sërish në vend”
Anketa e sipërmarrjes gjermane nxjerr të përmirësuar kushtet ekonomike dhe reformat e ndërmarra, ndonëse nuk mohon kushtet e përkeqësuara të bizneseve gjermane.
Këtë konktraditë ambasadori gjerman në vendin tonë, u përpoq ta saktësojë. Puna e bërë nga institucionet ende nuk ndiehet nga sipërmarrjet private, këto të fundit janë bërë më pesimiste
Vleresimi lidhur me gjendjen ekonomike ne Shqiperi tregon se eshte qartesisht me pozitiv krahasuar me nje vit me pare. Ne vleresimet e te gjithe faktoreve ka pasur permiresime. Po te kthehemi tek siutata e sipermarrjeve, kemi nje fakt ku vetem 23% e sipermarrjesve presin permiresim te situatas, nga 36% qe prisnin nje vit me pare.
Në gjendje kontradiktore janë edhe vlerësimet për taksat. Edhe pse drejtuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë flasin për taksa të rritura, vlerësimi për taskat ka marrë notë pozitive nga sipërmarrësit.
Atëhere si shpjegohet, ulja e gatishmërisë së tyre për të investuar, dhe ulja e optimizmit për të ardhmen? Për Kasten,problemi kryesor i sipëramrrjeve janë tregjet e kërkesa e ulët.
Një ditë më parë, u bë e qartë edhe vlerësimi i sipërmarrjeve amerikane në vendin tonë. Sipas indeksit të të bërit biznes të dhomës amerikane, klima e të bërit biznes në Shqipëri pati disa përmirësime, por problem mbetet niveli i taksave, lufta ndaj informalitetit dhe siguria.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat