Vala zyrtarizon 3G dhe 4G, mbulon Kosovën me internet të shpejtë

Ekonomi

Vala zyrtarizon 3G dhe 4G, mbulon Kosovën me internet të shpejtë

Më: 28 prill 2015 Në ora: 12:50

Operatori publik VALA lancoi sot projektin e internetit të shpejtë 3G dhe 4G, me të cilin mbulon 75% të territorit të Republikës së Kosovës me 125 stacione antenash të instaluara me internet 4G, respektivisht gati 90 për qind të territorit të vendit me me internet 3G 3G, të cilët mund të furnizohen nga 231 stacione të antenave. Siç u njoftua sot nga kompania me rastin e promovimit të këtij projekti, bëhet fjalë për një investim prej rreth 35 milionë euro.

VALA sot langoi edhe pakon për të rinjtë “N'Trip” me një çmim prej 2.99 euro, ku përfshihen dhe 2 gigabajtë internet, bisedë të pakufizuar dhe 500 SMS dhe pakon e njëjtë me 4.99 euro, në të cilën përfshihen 1.000 sms, si dhe 3 gigabajt internet 3G dhe 4g dhe bisedë e pakufizuar brenda pakos.

Drejtori i PTK-së Agron Mustafa tha se prej sot mund të deklarojmë publikisht që VALA është e gatshme për të gjithë konsumatorët dhe për të gjithë ata që komercialisht dëshirojnë të shfrytëzojnë shërbimet 4G. Ai njoftoi se janë siguruar një numër i lartë i kartelave dhe sim-kartave, që mjafotjnë për të gjithë konsumatorët.

“Prej sot 75% të viseve të banuara të Kosovës janë të mbuluara me rrjetin e 4G-së, ku dikund 125 stacione bazë janë të instaluara në tërë këtë 75% të territorit të Republikës së Kosovës, përderisa në total i kemi 231 të cilët e suportojnë 3G-në dhe 4G-në, përderisa vetëm në Prishtinë kemi mbulueshmëri me 25 stacione bazë të 4G-së. Mirëpo mbetet tek ta që së bashku me organet qeveritare të këtij brendi të marrin një vendim sa më shpejt për lejimin e resurseve shtesë në zgjerimin e brezit frekuencor të cilën kemi bërë kërkesë për më shumë se dy vite”, tha Mustafa.

Zëvendëspresidenti i Alcatel Lucent për Evropën Qendrore dhe Jugore, Roberto Loiola, tha se PTK/Vala tani është plotësisht e gatshme që t'u ofrojë të gjithë konsumatorëve të saj 3G dhe 4G.

Kompania Alcatel Lucent, si një prodhues global i pajisjeve elektronike të telekomunikacionit, me teknologjinë që ka implementuar në Kosovë mund të bëjë diferencën në këtë vend, ashtu siç ka ditur ta bëjë edhe në vendet tjera, tha Liola.

“Duhet ta keni parasysh që teknologjitë që do të keni në shfrytëzim 4G-në të cilën mund ta gjeni edhe këtu ku po flasim, është një teknologji nga më të fundit dhe është rezultat i një pune kërkimore shumë të rëndësishme dhe i një investimi shumë të madh në këtë punë kërkimore që bënë Alcatel Lucent me miliarda euro. Dhe së fundi ju siguroj që përkrahja e Alcatel Lucent do të jetë shumë e fortë në kuptimin që cilësia e shërbimeve 3G që do të kenë konsumatorët tanë do të jetë e nivelit sa më të lartë” ,tha Loiola.

Duke prezantur pakon e re që ofron VALA për konsumatorët e rinj, të moshës deri në 27 vjet, drejtori Mustafa tha se kjo pako është titulluar N’Trip, sepse “gjithçka brenda saj do të jetë si në trip”.

"Ky është një çmim modest dhe i pranueshëm për të rinjtë tanë”, tha drejtori menaxhues i PTK-së.

Kjo teknologji, u tha në promovimin, e rikonfirmon VALA-n edhe një herë si lider jo vetën në tregun e Kosovës, por në të gjitha hapësirat shqiptare, pasi është operatori i parë që lancon 4G-në.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat