Privatizimi i KEDS rriti inkasimin dhe uli tarifat e importit

Ekonomi

Privatizimi i KEDS rriti inkasimin dhe uli tarifat e importit

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:22

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e KEDS, faza post-privatizim, është takuar për të shqyrtuar raportin e monitorimit të Njësisë së Post-privatizimit të KEDS dhe prezantimin e International Finance Corporation lidhur me ndikimin e privatizimit të KEDS. Sipas raportit të monitorimit, aktualisht nuk ka ndonjë problem të madh lidhur me KEDS-in e privatizuar dhe kompania ka performuar mjaft mirë në këto dy vitet pas përfundimit të privatizimit.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nëpërmjet një komunikate thotë se Njësisë së Post-privatizimit e KEDS ka raportuar për përmirësime të theksuara brenda subjektit të privatizuar, të cilat i kanë sjellë përfitime konsumatorëve të Kosovës. Për shembull, kostoja e importeve të energjisë elektrike është ulur për rreth 30 për qind, inkasimi është përmirësuar dukshëm, numri i ankesave ka rënë, ndërsa që aktualisht janë duke u realizuar investime të konsiderueshme për avancimin e rrjetit.

“Përveç kësaj, IFC ka analizuar për Komisionin e Privatizimit cilat ishin përfitimet kryesore nga privatizimi brenda këtyre tri viteve, duke vlerësuar se përfitimet në fjalë arrijnë shumën prej 140 milionë euro, përfshirë këtu inkasimin e borxheve të këqija, kursimet nga tarifat që ndërlidhen me uljen e humbjevenë shpërndarje dhe inkasim, si dhe në veçanti kursimet në koston e importit të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat