AMF: 27% e mjeteve në rrugë qarkullojnë pa siguracione

Ekonomi

AMF: 27% e mjeteve në rrugë qarkullojnë pa siguracione

Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:20

Në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë të pasigurura më shumë se një e katerta e automjeteve. Kodi i ri rrugor, ka forcuar dënimet për por shkeljet në qarkullimin rrugor, por kjo nuk ka ndikuar në uljen e mjeteve të pasigurura.

Niveli i lartë i këtyre mbjeteve pranohet nga drejtuesit e Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë raportimit të punës së autoritetit në komisionin parlamentar të ekonomisë.
Qarkullimi në këto nivele i mjeteve të pasigurura, nënkupton që mungesën e dëmshpërblimit në rast aksidenti.
Tregu i sigurimeve vitin e kaluar, u rrit 23%, ndërsa pagesa e dëmeve shënoi një rritje prej 4.6% krahasuar me një vit më parë. Për të speguar përse të ardhurat nga sigurimet nuk ecën me të njëjtin hap me shpenzimet, drejtoresha ekzekutive e AMF-së kujton luhatjet e çmimeve në vitin 2013. Ajo pranon se primi i sigurimit ishte nën nivelin e sugjeruar nga AMF.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe tregu i sigurimeve po asistohet nga FMN dhe Banka Botërore. Institucionet kërkojnë të rriten sigurimet e për fatkeqësitë natyrore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat