Forcohet euro, bie dollari

Ekonomi

Forcohet euro, bie dollari

Më: 26 prill 2015 Në ora: 20:29

Në tregun e këmbimit valutor, këte fund jave monedha europiane ka fituar pikë në këmbim me lekun, duke u ngjitur në kuotën e mbi 140 lekëve, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet me 140.10 lekë, ose 0.14 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan vijon rënien për të disatën ditë radhazi, duke u këmbyer me 128.95 lekë, 1.52 lekë më pak se një ditë më parë.

Përfaqësues të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orjentohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tegun vendas, tregues të cilët monitorohen nga Banka Qendrore.

Sipas tyre forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane ka humbur pike kundrejt dollarit, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve. Gjithsesi theksojnë ato, forcimi i euros është brenda niveleve të pritshme dhe nuk shënon asnjë thellim në kurbën e këmbimit valutor.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat