Tre mujori i 2015, MF: Të ardhurat llogariten 86.620 milionë lekë

Ekonomi

Tre mujori i 2015, MF: Të ardhurat llogariten 86.620 milionë lekë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 18:47

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhës janar-mars të këtij viti llogariten 86.620 milionë lekë. Sipas raportit paraprak të ministrisë së Financave mbi treguesit fiskale, të ardhurat e mbledhura përbëjnë 21 % të totalit të të ardhurave të planifikuara për t’u mbledhur përgjatë 2015-ës.

Gjatë këtij viti qeveria planifikon të mbledhë 414.470 milionë lekë në buxhet. Të ardhurat e mbledhura për këtë periudhë rezultojnë 4.513 milionë lekë më të larta se sa në 3-mujorin e parë të vitit 2014, periudhë në të cilën u mblodhën 82.107 milionë lekë.

Ndërkohë totali i shpenzimeve për 3 mujorin llogaritet 90.506 milionë lekë, dukë bërë që defiçiti për këtë periudhë të shkojë në 3.886 milionë lekë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat