​Qeveria e shqetësuar për 165 milionë euro borxhe të buxhetorëve

Ekonomi

​Qeveria e shqetësuar për 165 milionë euro borxhe të buxhetorëve

Më: 22 prill 2015 Në ora: 13:56

Vlera e borxheve të krijuara nga organizatat buxhetore gjatë vitit të kaluar është 165 milion euro dhe këto obligimi janë shqetësuese edhe për ministrin e financave Avdullah Hoti.

Pasojë e kësaj situate, njoftoi ministri, Qeveria ka marrë masa që asnjë organizatë buxhetore të mos mund të krijojë shpenzime në rast se ato nuk janë të reflektuara në buxhet.

Hoti shqetësimin e Qeverisë e ka paraqitur para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, gjatë shqyrtimit të raportit financiar vjetor të buxhetit të Kosovës për vitin 2014.

"Asnjë tender nuk mund të hapet nga Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik nëse nuk merret miratimi prej thesarit dhe buxhetit se ka mjete", tha Hoti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat