Kina prezanton 3 Zona të Tregtisë së Lirë

Ekonomi

Kina prezanton 3 Zona të Tregtisë së Lirë

Më: 21 prill 2015 Në ora: 14:24

Tri Zona të reja të Tregtisë së Lirë qe ndodhen në Tianjin, Fujian dhe Guangdong kanë nisur veprimtarinë në Kinë.

Asistenti i ministrit kinez të Tregtisë Wang Shouwen thotë se çdo Zonë e Tregtisë së Lirë në Kinë ka karakteristikat e veta.

"Ajo në Guangdong do të fokusohet në promovimin e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes pjesës kontinentale të Kinës dhe rajoneve të Hong Kong-ut e Macao-s, veçanërisht në sektorin e shërbimeve".

"Në të njejtën kohë, Zona e Tregtisë së Lirë në Guangdong mban përgjegjësinë e përmirësimit të industrisë së prodhimit në Kinë. Zona në Tianjin do të fokusohet tek zhvillimi i përbashkët mes Pekinit, Tianjin-it dhe Hebei-t. Ajo në Fujian do të fokusohet tek thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe do të mbështesë nismën 'Një brez, një rrugë".

Gjithashtu, Këshilli i Shtetit ka nxjerrë versione të reja të listës, e cila specifikon kufizimet e investimeve të huaja në 122 fusha.

Kjo shifër është më e ulët se në listën e mëparshme prej 139 fushash, miratuar në Zonën e Tregtisë së Lirë të Shangait.

Investitorët e huaj do të hasin pengesa nga sektori i menaxhimit të sistemit të kontrollit të trafikut ajror, hartat në Internet, prodhimin e programeve në radio dhe televizion etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat