Shqipëria turistike shkon në Pekin

Ekonomi

Shqipëria turistike shkon në Pekin

Më: 19 prill 2015 Në ora: 22:24

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në panairin ndërkombëtar të turizmit, i cili u organizua në Kinë në datat 14-16 Prill në Pekin.

Nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), stenda shqiptare u përfaqësua me agjenci të ndryshme të cilat promovojnë turizmin në vendin tonë.

Në panair morën pjesë më shumë se 4000 vizitorë profesionalë dhe operatorë nga Pekini e më gjerë, si dhe u zhvilluan takime biznesi, ku u bë i mundur dhe prezantimi i paketës turistike që ofron Shqipëria për një treg, i cili po rritet me ritme të shpejta.

Panairi ishte një mundësi e mirë për AKT, e cila krijoi kontakte me medien kineze për të mundësuar që informacioni turistik të jetë në dispozicion për turistët kinez edhe në gjuhën e tyre.

Tashmë ka nisur bashkëpunimi me ambasadën shqiptare në Pekin, që të organizohet një udhëtim në Shqipëri, për 15 gazetarë të medieve kineze në maj ose qershor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat