FMN kërkon reforma për fuqinë votuese

Ekonomi

FMN kërkon reforma për fuqinë votuese

Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:59

Grupi i 20 ekonomive më të mëdha të botës ka diskutuar mbi mënyrat për të rritur të drejtat e votës në FMN, për vendet me ekonomi të mëdha, në zhvillim, si pjesë e një përpjekjeje për të kapërcyer ato që perceptohen si zvarritje të reformave nga Shtetet e Bashkuara.

Vendet anëtare të FMN-së ranë dakord në vitin 2010, që t’i jepen më tepër fuqi vote vendeve si Kina dhe India, por administrata Obama nuk ka mundur të bindë ligjvënësit amerikanë të bien dakord me këtë.

Sekretari i Thesarit Jacob Lew tha se komuniteti ndërkombëtar ka dëgjuar qartazi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ruajtur pozicionin e tyre udhëheqës, por Kongresi duhet të veprojë për ta ruajtur këtë përkushtim.

Drejtori i Bankës Qendrore të Meksikës, Agustin Carstens, njëkohësisht Kryetar i Komitetit Financiar të FMN-së, ngriti çështjen e reformave në takimet e pranverës të FMN-së në Uashington.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat