Në Kosove shkalla më e ulët e punësimit gjatë viteve 2003-2013

Ekonomi

Në Kosove shkalla më e ulët e punësimit gjatë viteve 2003-2013

Më: 17 prill 2015 Në ora: 16:25

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Disa Fakte mbi Mjedisin’’.

Publikimi “Disa Fakte mbi Mjedisin”, ka për qëllim informimin statistikor të përdoruesve të ndryshëm mbi statusin e mjedisit në Kosovë. Gjithashtu, në mënyrë modeste, publikimi synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi situatën e mjedisit në Kosovë.

Publikimi është realizuar nga Agjencia e Statistikave së Kosovës nëpërmjet përdorimit të të gjitha burimeve të disponueshme të të dhënave. Ato janë vendosur së bashku në një mënyrë për ta lehtësuar portretizimin e statusit të mjedisit.

Indikatorët e publikuar janë: indikatorët ekonomiko-socialë, energjia, bujqësia, pylltaria, transporti, ajri, uji, biodiversiteti dhe mbeturinat.

Te indikatorët ekonomiko-socialë, në sektorin e mjedisit, është shkalla më e ulët e punësimit për vitet 2003-2013. Janë vetëm 0.3-0.4 % e numrit i përgjithshëm i të të punësuarve.

Të punësuarit në sektorin për kulturë dhe rekreacion, në vitin 2013, kanë arritur ngritje në 1.3% në krahasim me vitet e tjera.

Te energjia: prodhimi i thëngjillit në Kosovë është rritur nga viti në vit, si p.sh. në vitin 2006 ka qenë 653.240 tonë, ndërsa në vitin 2013 ka arritur në 821.939 tonë.

Te bujqësia: toka bujqësore në pronësi ose që kultivohet nga ekonomitë shtëpiake, zë rreth 73.1% të sipërfaqes totale të ekonomive shtëpiake bujqësore.

Te pylltaria: sipërfaqet e pyllëzuara në vitin 2013 kanë qenë 538.00 ha.

Te ajri: vlera më lartë e PM10 dhe PM2.5 është arritur gjatë muajit dhjetor 2012, në pikën matëse në Gjilan. Gjithashtu, nga të dhënat vërehet se vlera më lartë e PM10 dhe PM2.5 është arritur gjatë muajit dhjetor 2013, po ashtu në pikën matëse në Gjilan.

Te mbeturinat: sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale, të grumbulluara në Kosovë për vitin 2013, ka qenë 574.817 tonë. Të dhënat e vitit 2013 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale, të gjeneruara, kanë qenë 317 kg për banor në vit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat