Lagarde refuzon vonesën e këstit të Greqisë

Ekonomi

Lagarde refuzon vonesën e këstit të Greqisë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 13:58

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka hedhur poshtë sugjerimet se Greqia mund të vonojë shlyerjen e këstit të borxhit të planifikuar për FMN-në muajin e ardhshëm.

Drejtoresha Administrative e FMN-ës Christine Lagarde shprehet "Është e qartë se kjo nuk është e përshtatëshme ose e rekomandueshme për situatën e tanishme. Ne kurrë nuk kemi pasur një ekonomi të përparuar duke kërkuar për vonesat e pagesave."

Ka njoftime se qeveria greke ka kërkuar jo zyrtarisht shtyrjen e pagesave ndaj FMN-së..

Rritja e frikës së mospagimit të borxhit nga grekët e ka rritur huamarrjen e vendit në ditët e fundit.

Qeveria e Greqisë po bën fushata për të rregulluar marrëveshjet e saja të kreditimit me kreditorët e saj ndërkombëtare.

Megjithatë, kreditorët e Greqisë kanë refuzuar planet e qeverisë për të ndërprerë politikat shtrënguese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat