Spanjë, arrestohet ish-drejtori i FMN, akuzohet për pastrim parash

Ekonomi

Spanjë, arrestohet ish-drejtori i FMN, akuzohet për pastrim parash

Më: 17 prill 2015 Në ora: 12:05

Spanjolli Rodrigo Rato, ish-drejtori i FMN-së, është arrestuar nën akuzat e ‘mashtrimit’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje të pasurisë’.

66-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij ditën e enjte, ndërsa pas urdhërit nga Gjykata e Lartë në Madrid autoritetet kanë kryer edhe kontrolle në banesën e zotit Rato.

Ai ishte ministër i Financave në Spanjë në qeverinë konservatore të Jose Maria Aznar. Rato drejtoi FMN-në nga viti 2004 deri në 2007-ën. Ndërkohë në vitin 2010 ai u bë drejtor i “Bankia”, një konglomerat bankar, me 12 milionë klientë, ndërsa dy vjet më vonë dha dorëheqjen për shkak të ecurisë jo të mirë.

Sipas prokurorëve, drejtuesit e “Bankia”, ku përfshihet edhe Rato, mashtruan në lidhje me financat e bankës. Gjithashtu ata janë akuzuar edhe për keqpërdorim të kartave të kreditit, në kohën kur drejtues ishte Rodrigo Rato.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat