Agani merr mbështetje nga ShBA-të për resurset ujore

Ekonomi

Agani merr mbështetje nga ShBA-të për resurset ujore

Më: 16 prill 2015 Në ora: 14:28

Gjatë punimeve të Forumit të 7 Botëror të Ujit, që po mbahet në Gyengju, të Republikës së Koresë së Jugut, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka takuar edhe Zëvendës Sekretarin e Departamentit për Punë të Brendshme të ShBA-së, Michale L. Connor.
Me këtë rast, Zëvendës Sekretari Connor, ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e Republikës së Kosovës në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes së resurseve ujore, bazuar në përvojat e pasura të ShBA-ve, për të cilat edhe ligjëroi sot në Forum.
Ministri Agani, ka falënderuar Zëvendës Sekretarin Connor, dhe mbarë popullin amerikan për ndihmën që ShBA-të kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin edhe të enjten për fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo aspekt.
Në këtë Forum ministri Ferid Agani, ka realizuar një sërë takime pune me homologët nga 15 shtete pjesëmarrëse.
Po ashtu ministri Agani, ka takuar edhe kryetarin e Këshillit Botëror të Ujërave, Benedito Braga, të cilin e njoftoi për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova, në aspektin e ujërave, duke thënë se kjo fushë mbetet ndër prioritetet e tij gjatë mandatit katërvjeçar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat