Standard & Poor's: Ekonomia e Shqipërisë do rritet me 3,9%

Ekonomi

Standard & Poor's: Ekonomia e Shqipërisë do rritet me 3,9%

Më: 16 prill 2015 Në ora: 10:28

Standard dhe Poor (agjencia prestigjioze e vlerësimit me bazë në SHBA) konfirmoi ditën e mërkurë klasifikimin e kredive B / B për Shqipërinë, në lidhje me borxhet afatshkurtër dhe afatgjatë të vendit.

"Ne presim që ndryshimi vjetor i borxhit të përgjithshëm të qeverisë së Shqipërisë të tkurret nën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në dy vitet e ardhshme, ndërsa gjatë periudhës 2012-2014 kjo shifër ishte 5%", tha agjencia në një raport të vlerësimit .

Në lidhje me rritjen ekonomike, S & P mban të pandryshuar parashikimin e saj të mëparshëm.

Sipas vlerësimit, ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3,9% gjatë periudhës 2015-2017 dhe borxhi i qeverisë do të bie nga 60% duke filluar nga viti 2018.

Raporti tha se agjencia parashikoi se borxhet e Shqipërisë do të kenë një performancë pozitive gjatë këtij viti, në drejtim të konsolidimit fiskal dhe reduktimit të borxhit. Kjo është edhe kërkesë e bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për institucionet shtetërore financiare shqiptare.

Një tjetër hap pozitiv ka qenë mosndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në normën e monedhës, e cila është nga S & P si një shenjë e ringjalljes ekonomike.

Raporti i vlerësuar e vlerëson një hap pozitiv reformën që qeveria ka ndërmarrë në fuqizimin e institucioneve financiare dhe të menaxhimit të financave të sektorit publik.

Që nga viti 2013 qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa reforma strategjike, shumica e të cilave kanë prodhuar rezultate pozitive në ekonomi.

Këto reforma kryesisht janë fokusuar në sistemin e energjisë, pensionet, doganave dhe administratës tatimore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat