​BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

Ekonomi

​BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

Më: 15 prill 2015 Në ora: 17:12

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim shefin e Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock, me të cilin ka biseduar për programin për bujqësi për këtë vit, dhe mundësitë e bashkëpunimit.

BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim shefin e Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock, me të cilin ka biseduar për programin për bujqësi për këtë vit, dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Ministri Krasniqi, sipas komunikatës së Ministrisë, ka falënderuar shefin Stock për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, veçanërisht në skemën e granteve për Kosovën, me theks të veçantë në sektorin e agropërpunimit. Ai ka vlerësuar si shumë domethënëse që në kuadër të IPA 2, bujqësia është ndër tri shtyllat kyçe.

Ministri e ka shefin e Operacioneve në Zyrën e KE-së më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, duke treguar se me rritjen e buxhetit është arritur të rritet mbështetjea për fermerët dhe agrobizneset vendore përmes pagesave direkte dhe granteve investive.

Nga ana tjetër, Stock ka vlerësuar zhvillimet në bujqësi, duke e theksuar si një fushë që ka shënuar dhe po shënon mjaft progres. Ai ka thënë se BE-ja do të vazhdojë të rrisë fokusin në këtë drejtim, duke premtuar thellim të bashkëpunimit, njoftoi Ministria./KosovaPress/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat