Zhvillimet teknologjike mbledhin zyrtarët kadastral

Ekonomi

Zhvillimet teknologjike mbledhin zyrtarët kadastral

Më: 15 prill 2015 Në ora: 17:06

Agjencia Kadastrale e Kosovës si institucion kompetent për kadastër,hartografi, administrim të regjistrave pronësorë dhe për monitorimin e punëve kadastrale që kryhen nga Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK), në bashkëpunim me GIZ-në Gjermane, rrespektivisht komponentën për administrim të tokës dha kadastër të këtij institucioni, ka organizuar një takim pune me 35 Zyra Kadastrale Komunale të përfaqësuara në nivel drejtorësh të ZKK-ve, zyrtarë të regjistrimeve dhe zyrtarë të GIS-it.

Nevoja për një takim të tillë gjithëpërfshirës ka ardhur si rezultat i ndryshimeve dinamike, si teknologjike po ashtu edhe profesionale, në lëmin e kadastrës, ndryshime këto që edhe në Republikën e Kosovës kanë rezultuar me krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja kadastrale, si që janë administrimi në kohë reale dhe “online” i kadastrës, gjeoportali shtetërorë që mundëson qasje të drejtpërdrejtë në informacione gjeohapësinore përmes internetit, mirëmbajtja e sistemit të unifikuar të adresave, rindërtimi i informacioneve kadastrale në zona të ndryshme kadastrale, përfundimi i kadastrit të ndërtesave në të gjitha qyteteve e Republikës së Kosovës, etj.

Takimet janë udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha të cilin e kanë shoqëruar një ekip i madh ekspertësh ligjorë e kadastral, krejt kjo me qëllim të ofrimit të përgjigjeve në çështjet që potencialisht do të ishin tema të diskutimit.

Temë e veçantë e diskutimit në takim ka qenë edhe prezantimi i rezultateve të monitorimeve që ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës i kanë ndërmarrë nëpër Zyrat Kadastrale Komunale me qëllim të njoftimit për së afërmi me sfidat e përditshme të ZKK-ve, kushteve të punës, njohuritë profesionale të personelit të ZKK, monitorimi i rrespektimit të kornizave të punës etj.

Drejtorëve u është kërkuar marrja e masave për anomalitë profesionale që janë identifikuar, ndërsa të njejtit janë informuar që një kopje e të gjeturave nga inspektimet do u përcillet edhe Kryetarëve të Komunave.

Prezantimet janë pasuar me debate mes pjesëmarrësve, krejt kjo me qëllim të avancimit të sistemit kadastral në Kosovë, ndërsa kërkesa kryesore e përfaqësuesve të ZKK-ve ka qenë ofrimi sa më i shpeshë i trajnimeve për personelin e ZKK-ve, me qëllim të aftësimit të tyre për ndjekjen e zhvillimeve teknologjike në kadastër.

Pas prezantimeve dhe debateve mes AKK-së dhe ZKK-ve, udhëheqësi i komponentës për administratim të tokës dhe kadastër brenda GIZ-së, z. Hamsi Behluli prezantoi të gjitha aktivitetet që GIZ ka ndërmarrë në fushën e kadastrës përfshi trajnime, seminare dhe puntëtori të ndryshme organizuar nëpër zyra të ndryshme kadastrale në Kosovë, duke përmendur edhe ngritjen shkallës së ndërgjegjësimit të Zyrave Kadastrale Komunale dhe personelit të ndryshëm komunal për të drejtat e gruas në pronë, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat