Agim Shahini edhe për katër vjet kryetar i AKB-së

Ekonomi

Agim Shahini edhe për katër vjet kryetar i AKB-së

Më: 15 prill 2015 Në ora: 16:55

(I plotësuar)Agim Shahini është zgjedhur edhe për një mandat tjetër kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit. Ndërsa , nënkryetarë të AKB-së janë zgjedhur Skënder Krasniqi, Suat Berisha, Bashkim Osmani dhe Burim Piraj.

Para se të bëhej zgjedhja e kryesisë së re, Shahini ka thënë se Aleanca Kosovare e Biznesit ka qenë dhe vazhdon të mbetet zëri i bizneseve kosovare dhe prodhuesve vendor.

AKB është sinonim jo vetëm në fushat e avokimit por edhe në adresimin dhe ofrimin e alternative tjera më të mira të mundshme për krijimin dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Këto deklarata Shahini i bëri në kuvendin e VI zgjedhor të kësaj organizate. Shahini, duke folur për sukseset dhe të arritura e organizatës që përfaqëson tha para delegatëve dhe të pranishmëve të tjerë në këtë kuvend zgjedhor tha se AKB për një kohë të shpejtë u bë referuese për çdo gjë që kishte të bënte me zhvillimin ekonomik në vend.

Shahini: AKB zëri i prodhuesve vendor

“Sot Aleanca e biznesit numëron 10 mijë e 560 anëtarë, ka shtatë departamente të udhëhequra nga ekspertë të lëmenjve të ndryshme , pesë degë rajonale dukë përfshirë Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Ferizajn, Gjilanin por së shpejti me zyrat e reja në shtetin e Kroacisë, Austrisë dhe të Zvicrës. AKB ishte dhe mbeti zëri I bizneseve e sidomos i atyre prodhueseve vendor i cili artikuloj me prioritet problemet e tyre dhe adresë së pari ishte gjithmonë qeveria e Kosovës. Ajo shumë shpejtë me përkushtimin dhe vizionin e shfaqur u bë qendër referuese për të gjithë rreth çdo gjëje që kishte të bënte me zhvillimin e ekonomisë së Kosovës”, tha Shahini.

Shahini më tej theksoi se AKB ka kaluar kufijtë shtetëror, duke nënshkruar dhe arritur marrëveshje edhe përtej oqeanit, duke gjetur mbështetje nga bizneset, nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Që AKB ka një rol të veçantë në zhvillimin ekonomik në vend, sipas të parit të AKB-së dëshmon fakti se asnjë master-planëdhe asnjë strategji zhvillimore nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen dhe kontributin e AKB-së në të.

Shahini: AKB ka kontribuar në emancipimin politik dhe ekonomik të subjekteve politike dhe ekonomike

“Tashmë nuk do të punohet asnjë master-plan asnjë strategji zhvillimore të mos jetë e përfshirë AKB dhe të jetë bashkëpërgjegjëse në këtë fushë. Arkitektura e Ekonomike për prodhuesit e Kosovës nuk do të dukej sot kështu po të mos ishte Aleanca e Biznesit dhe me faktorët e tjerë relevantë të bizneseve të institucioneve vendore, të cilat gjithmonë mbështetën. Ne si AKB themi se kemi kontribuar në emancipimin politik dhe ekonomik dhe program të subjekteve ekonomike dhe politike që e udhëheqin sot shtetin. Ndërkaq roli jonë, nuk ishte , ishte I pazëvendësueshëm edhe në qeveritë lokale duke marrë pjesë në krijimin e strategjive zhvillimore për qeverisjen lokale” deklaroi Shahini.

Ndërkaq afaristi Ramiz Kelmendi që njëherësh është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, në këtë Kuvend foli për rëndësi që kanë institucionet qeverisëse lokale në mbështetjen e bizneseve. Përkrahje e prodhuesve vendor sipas Kelmendit nuk bie ndesh me ligjet e Kosovës dhe se nuk rrezikon tregun e lirë dhe konkurrencën në treg. Ajo që bizneset sipas Kelmendit duhet të bëjnë është që të kërkojnë të jenë të barabartë me konkurrentët e tjerë që operojnë në vend.

Kelmendi: Komunat të përkrahin bizneset

“Të ndryshoni bindjen edhe të organeve lokale që ta kuptojnë që njerëzit që e zhvillojnë Kosovën janë afaristë. Ata kanë emër dhe mbiemër por kanë edhe përkatësi politike. Nuk është e thënë që duhet të kenë përkatësi ata njerëz që korrespondojnë me partinë politike të njëjtë me udhëheqësit komunal. Prandaj vazhdoni të këmbënguleni që t’i shtyni këta lider të komunave që t’i hapin dhe t’iu jepi mundësi prodhuesve vendor, investitorëve vendor që të jenë jo të favorizuar por të barabartë dhe të mos jenë të penguar për arsye se kanë përkatësi tjetër politike” theksoi Kelmendi.

Ndërsa fjalë rasti para të pranishmëve mbajti edhe kryetari I Shoqatës së Biznesit në Ulqin, Kabil Kurti i cili tha se me AKB-në kanë një bashkëpunim shumë të mirë, dhe se kjo aleancë ka ndihmuar edhe në promovimin e produkteve shqiptare që vijnë jashtë kufirit të Kosovës.

Kurti: AKB ka përkrahur produktet shqiptare në Mal të Zi

“Kemi pas një bashkëpunim të mirëfilltë të AKB-së ku zotëri Agim Shahini, na ka përkrahur dhe na ka ndihmuar që me parullën e cila ka qenë e konsumojmë produktet vendore, përveç bizneseve që ishin në territorin e Kosovës, Republikës së Kosovës, ai nuk e harroj dhe nuk na la anash dhe afaristët shqiptare që për momentin jemi jashtë trojeve të këtyre dy shteteve shqiptar”, tha Kurti.

E Nenad Rashiq ish ministër I Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se biznesi është fusha më e rëndësishme në çdo sistem të çdo shteti, dhe për këtë duhet dhe meriton të ketë vend kyç në aspektin e trajtimit të tij nga ana e shtetit.

Ndryshe AKB prezantoj edhe aktivitetet e saj për periudhën katërvjeçare, duke përmendur kështu edhe 60 marrëveshjet bilaterale të nënshkruar në nivel, lokal, qendror dhe ndërkombëtar. /A.Sahiti/

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agim Shahini rizgjedhet kryetar i AKB-së

Agim Shahini është zgjedhur edhe për një mandat tjetër kryetar i Aleanca Kosovare e Biznesit. Ndërkohë, nënkryetar të AKB-së janë zgjedhur Skender Krasniqi, Suat Berisha, Bashkim Osmani, Burim Piraj.

Rizgjedhja e tij është bërë në Kuvendin e katër zgjedhor, ku është zgjedhur edhe kryesia e re./Kosovapress/

....................................

Bizneset janë shtylla kryesore e shtetit

Bizneset janë shtylla kryesore e shtetit dhe se Aleanca Kosovare e Biznesit ka qenë promotorë e zhvillimit ekonomik përgjatë viteve të ekzistimit të saj, kështu ka thënë Agim Shahini në kuvendin e gjashtë të Aleancës Kosovare të Biznesit.

Të pranishëm në kuvendin e gjashtë të kësaj aleance kanë qenë edhe Deputeti Ramiz Kelmendi, Shaip Muja dhe ish-Ministri i MPMS-së Nenad Rashiq./A.Sahiti/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat