Parku industrial i komunës katalizator i zhvillimit dhe investimeve

Ekonomi

Parku industrial i komunës katalizator i zhvillimit dhe investimeve

Më: 1 prill 2015 Në ora: 18:42

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Nasuf Aliu, ka vizituar sot parkun industrial të Zonës së Lirë Ekonomike në Frashër, për të parë nga afër punën që është bërëve ç’rast ka theksuar nevojën për intensifikimin e përfundimit të infrastrukturës, si bazë e fillimit të procesit të vendosjes së bizneseve.
"Komuna jonë e ka prioritet funksionalizimin, përkatësisht përfundimin e infrastrukturës së parkut industrial, me qëllim që të krijohen mundësi që të thithen investime që do të gjenerojnë zhvillim ekonomik, konkurrencë dhe vende të reja të punës", ka thënë drejtori Aliu, duke shtuar se “Mitrovica është me fat që ka zonën e licencuar nga Ministria e Ekonomisë, që e vënë në pozitë më të mirë për sjelljen e investitorëve nga jashtë.
Sipas drejtorit Aliu, sfidë e komunës, por edhe e Qeverisë së Kosovës mbetet planifikimi i mjeteve dhe përfundimi i infrastrukturës së nevojshme, që do krijoj kushte për vendosjen e bizneseve të interesuara në këtë hapësirë prej 46 hektarësh, ku parashihen të vendosen qindra biznese të mesme dhe të mëdha.
"Në secilin takim dhe mundësi që kemi me investitorë të jashtëm, komuna prezanton përparësinë që ka kjo zonë e lirë, ku mund të vendosen biznese të ndryshme. Tashmë jemi në pritje të përfundimit të procedurës për vendosjen këtu të fabrikës së riciklimit, që përveç zgjidhjes së problemit të menaxhimit të mbeturinave, do sigurojë edhe energji elektrike në masën 12 megavat" thotë Aliu.
Sipas tij, përveç kësaj fabrike, tashmë kemi kërkesa edhe të investitorëve tjerë, si nga kompanitë vendore, ashtu edhe të ato të jashtme, ndër të cilat është edhe kompania "Bunjamini", që ka bërë kërkesën dhe po pret vendimin e Kuvendit, si dhe dy biznese të jashtme, njëra greke dhe tjetra turke, që pritet të marrin pëlqimin dhe të vendosen në këtë zonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat