Gjiganti Trepça në gjendje të rëndë

Ekonomi

Gjiganti Trepça në gjendje të rëndë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 13:43

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça ka njoftuar opinionin e gjerë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për gjendjen e rëndë në të cilën po kalon kjo ndërmarrje, për shkak të mos pajisjes me licencë shfrytëzimi.

Sipas një komunikate për media të lëshuar të mërkurën nga ky menaxhment, bëhet e ditur se minierat e Trepçës në Stantërg dhe Artanë, që nga 24 janari i vitit 2015, janë pa licencë shfrytëzimi, me çka ka ardhur deri tek ndërprerja e prodhimit.

Po ashtu, bëhet e ditur se Trepça sipas Ligjit për minierat dhe mineralet, me kohë ka aplikuar për vazhdimin e licencës së shfrytëzimit sipas Ligjit nr. 03/L-163.

“Rrethanat e krijuara për shkak të ndërprerjes së procesit të prodhimit, Trepçës i kanë shkaktuar dhe janë duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe probleme në funksionimin e saj të tërësishëm. Burimi kryesor i të hyrave financiare të Trepçës është prodhimi, kjo e drejtë është privuar pa fajin e minatorëve dhe të menaxhmentit duke rrezikuar në tërësi funksionimin e ndërmarrjes. Andaj, minatorët dhe menaxhmenti i Trepçës, kërkojnë nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që menjëherë të ndërmarrin masa në mënyrë që Trepça të pajisjet me Licencë për shfrytëzim. Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kenë përkushtim më të madh për Trepçën, sepsekjonuk është vetëm përgjegjësi e menaxhmentit dhe minatorëve, por është përgjegjësi e të gjithëve, pavarësisht problemeve të shumta në për të cilat po kalon vendi”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat