Në Patos-Marinzë shpërthen pusi i naftës

Ekonomi

Në Patos-Marinzë shpërthen pusi i naftës

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:44

Në Shqipëri, një pus nafte ka shpërthyer në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, mëngjesin e sotëm. Ngjarja u shënua rreth orës 08:00 në një zonë të banuar, në afërsi të shkollës së fshatit.

Pas shpërthimit të pusit të naftës numër 8, mësohet se autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e disa prej familjeve që ndodheshin afër zonës.

Bëhet me dije se incidenti ka ndodhur në pusin e naftës të kompanisë “Bankers Petrolium”. Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që është bërë i mundur rrethimi i zonës.

Mësohet se vendi ku ka ndodhur incidenti, ndodhet pranë shkollës së fshatit Marinzë. Autoritetet kanë ndërprerë mësimin, për shkak të gazrave që lëshon pusi i naftës.

Punonjësit e kompanisë po mundohen të vendosin situatën nën kontroll, pasi pusi është ende aktiv. Nga shpërthimi i fuqishëm është bllokuar edhe rruga që lidh fshatin Marinzë drejt Fierit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat