Shqipëria po renditet gjithnjë e më lart mes vendeve të rajonit, për nga niveli I taksave ndersa renditet nder vendet e fundit për grumbullimin e tyre.
Një studim i përvitshëm i shoqatës së taksave, Al –Tax, nxjerr në pah se, mes 8 vendeve, Shqipëria është e treta për taksat e larta, dhe e parafundit mes këtyre vendeve për grumbullimin e taksave.
Kryesimi i Shqipërisë për taksat lidhet me dy paketat fiskale të miratura dy vitet e fundit, të cilat sollen rritje të përshkallëzuar të disa taksave.
Por një rritje e tillë nuk u shoqërua edhe me të njëjntin nivel të rritjes së të ardhurave në buxhet. Sipas të dhënave të krahasuara, niveli i të ardhurave në 2014-en arriti në 24.1 % të prodhimit të brendshëm bruto, nga 30.5 % që ishte një vit më parë.
Shqetësuese për shqipërinë, është niveli i lartë i evazionit.
Studimet e krahasuara, nxjerrin në pah se evazioni fiskal ne vend arrin ne 1 miliardë euro në vit.
Studimi i Al Tax, njerr në pah faktin se në pah kushtet e padrejta në ekonomi. Sipas keti studimi, nuk ka një shpërndarje të drejtë të barrës tatimore.
Bizneset operojnë në kushte të pabarabarta.
Ekonomistët verejnë në këtë studim se evazioni fiskal, ndikon negativisht tek çdonjëri prej nesh.