Guvernatori Hamza priti ambasadorën e Turqisë, Songül Ozan

Ekonomi

Guvernatori Hamza priti ambasadorën e Turqisë, Songül Ozan

Më: 31 mars 2015 Në ora: 16:47

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza sot ka pritur në takim ambasadorën e Republikës së Turqisë në Kosovës Songül Ozan.

Guvernatori Hamza e ka njoftuar ambasadoren Ozan për zhvillimet ekonomike e financiare në Kosovë, me theks të veçantë për industrinë bankare, industrinë e sigurimeve dhe për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky sistem. Po ashtu, Hamza i ka përmendur praninë e bankave dhe të kompanive të sigurimeve me kapital turk në Kosovë, të cilat janë duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimet e këtyre fushave.

Më tutje, guvernatori ka potencuar se bazuar në treguesit e zhvillimeve aktuale, këta tregues flasin për një sistem të shëndosh dhe likuid , ka zhvilime pozitive në vazhdimësi në gjithë sektorët.

Gjithashtu, Hamza ka theksuar edhe mbështetjen e bizneseve nga Turqia , të cilat janë duke dhënë në zhvillimin e ekonomik me praninë e tyre me theks të veçant në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.

Guvernatori potencoi edhe marrëdhëniet e mira që BQK-ja ka me institucionet homologe turke si Bankën e Turqisë dhe autoritetin e pavarur rregullator mbikëqyrës të Turqisë -BRSA .

Ndërkaq, ambasadorja Ozan ka shprehur falënderimin e saj për pritjen që i’u bë me rastin e kësaj vizite në BQK dhe po ashtu e ka falënderuar Guvernatorin për informimin gjithëpërfshirës dhe të detajuar për sektorin financiar si dhe potencoi rëndësinë e nevojës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin midis institucioneve përkatëse të Turqisë dhe Kosovës.
Në fund të dy bashkëbiseduesit u dakorduan edhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë midis institucioneve të Kosovës dhe Turqisë./A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat