“Vala” zbret çmimet

Ekonomi

“Vala” zbret çmimet

Më: 31 mars 2015 Në ora: 14:26

Nga sot të gjithë konsumatorët Prepaid të Vala-s do të kenë mundësi të flasin me të gjithë operatorët në vendin tonë me vetëm 4.5 Cent për minutë.

Ky produkt, është edhe një tjetër ofertë për biseda më të lira për të gjithë konsumatorët Prepaid të VALA-s që kanë nevojë dhe kërkesë për komunikim më të gjerë me të gjithë operatorët në Kosovë.

Ky është edhe njoftimi i fundit që ka dërguar ky operator telefonik.

Aktivizimi bëhet përmes SMS-it në numrin 50555 me tekstin Vala Classic për vetëm 2,00 Euro në muaj. Bisedat me të gjithë operatorët në vend janë vetëm 4.5 cent/minutë.

“Ky është një nga produktet e reja, i cili vjen si rezultat i përkushtimit, qasjes së re të orientimit drejt konsumatorit dhe modernizimit të teknologjisë së Vala-s për të gjitha grupmoshat e konsumatorëve. Njëkohësisht përmes lansimit të këtij produkti të ri, duam të bëjmë me dije, se PTK ka një teknologji më të avancuarën në vend, e cila bën padyshim që të kemi përparësitë më konkuruese në treg, që do të mundësojë vazhdimësinë e lansimit të produkteve tjera të reja dhe atraktive gjithmonë për shfrytëzim dhe në shërbim të të gjithë klientëve tanë ”, citohet të ketë thënë Drejtori Menaxhues Agron Mustafa.

Në komunikatën për media thuhet se produkti “Vala Classic” është oferta e gjashtë e lansuar gjatë tremujorit të parë të këtij viti, pjesë kjo e zotimeve nga strategjia dhe plani i biznesit të PTK-së.

Në komunikatë thuhet se “Vala” do të ofrojë risi të vazhdueshme në treg, duke rritur edhe më shumë përkushtimin ndaj konsumatorëve dhe duke pasuruar tregun e Kosovës me inovacione dhe shërbime të avansuara e më cilësore.

Por, të gjithë konsumatorët e VALA-s që e aktivizojnë këtë pako, nuk mund të jenë pjesë e përfitimeve nga pakot e tjera./KP/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat