Sejdiu kërkon ndihmën e Linzit për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ekonomi

Sejdiu kërkon ndihmën e Linzit për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Më: 28 mars 2015 Në ora: 09:51

Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu ka qëndruar në vizitë zyrtare në Austri. Atje është pritur nga udhëheqësit e Provincës Austria e Epërme me Kryeqendër Linzin.

Lexojeni të plotë njoftimin

Gjatë ditës së sotme të qëndrimit në Republikën e Austrisë u prita nga Dr. Josef Püringer Guvernator i Provincës Austria e Epërme me Kryeqendër Linzin.

Në takim u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe veçanërisht nevojën e zhvillimit të saj dhe sidomos për ndihmën që mund t'i ofrohet nga kjo Provincë që është me e zhvilluara në Austri.

U prita edhe nga Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit të kësaj Province Dr. Michael Strugl dhe po kështu nga Kryetari i Qytetit Linz MMag Klaus Luger. Pokështu vizitova Dhomën Ekonomike të kësaj Province si dhe Asociacionin e Turizmit të Austrisë Së Epërme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat