Ministria e Bujqësisë mbështet agrobiznesin

Ekonomi

Ministria e Bujqësisë mbështet agrobiznesin

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:32

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga kryetari Agim Shahini dhe bizneset, kanë takuar ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqin me qëllim të thellimit të bashkëpunimit.

“Bujqësia në vendin tonë viteve të fundit ka shënuar rezultate të rritjes dhe kjo është realitet, por duhet që agrobiznesi të ketë vëmendje dhe përkrahje edhe më të madhe”, tha Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se bujqësia është prioritet ndër prioritet i Qeversisë së Kosovës dhe sivjet buxheti i së cilës është dyfishuar.

“Prodhimtaria bujqësore ka shënuar rritje dhe këtë rritje e ka ndihmuar mbështetja nga ministria për bujqit. Sivjet buxheti është dyfish më i madh dhe do të vazhdojmë përkrahjen e fermerëve për kultivimin e të gjitha kulturave dhe kjo mbështetje do të jetë e dobishme si për fermerët ashtu edhe për rritjen e prodhimtarisë bujqësore ”, tha Krasniqi.

Ministri i Bujqësisë, premtoi se do të eliminohen keqpërdorimet që kanë qenë më parë dhe asnjëri fermerë që nuk i plotëson kushtet nuk do të përfitoi mbështetje.

“Programi do të jetë qind për qind transparent dhe kjo do të bëhet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve", tha Krasniqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat