Lëngjet e Frutomanias në BBC

Ekonomi

Lëngjet e Frutomanias në BBC

Më: 27 mars 2015 Në ora: 09:09

Sipërmarrësit e Kosovës shpresojnë për një të ardhme më të ndritur. Ky është titulli i një artikulli në BBC që trajton çështjet e sipërmarrësve të rinj dhe problemet që ata ballafaqohen në tregun kosovar, si korrupsioni dhe sundimi i ligjit. Në fokus të këtij artikulli është edhe sipërmarrësi nga Kosova Alban Ibrahimi dhe Frutomania e tij. Frutomania prezantohet jo vetëm si një pije e shijshme dhe e shëndetshme por edhe si një biznes i suksesshëm në Kosovë, sidomos duke marrë parasysh nivelin e ulët të ekonomisë në vend ku edhe theksohet shkalla e lartë e papunësisë.

Indeksi i Lirisë Ekonomike (një projekt i Wall Street dhe i think-tankut konservativ amerikan) ka treguar që Fondacioni i Trashëgimisë nuk mund as të rangohet për shkak të mungesës të të dhënave, kurse për bizneset i njejti vlerëson se po pengohen për shkak të kapacitetit të ulët institucional dhe se qeveria duhet të tregojë më shumë konsistencë që të sigurojë liri ekonomike.

Tom Gnnochi, kryetar i departamenti ekonomik në delegacionin e BE-së, thot se marrëveshja për stabilizim dhe asocim do t’i ndihmojë Kosovës por, është Kosova që duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë dhe ti trajtojë çështjet problematike si korrupsioni, sundimi i ligjit dhe krimin i organizuar.

Kompanitë si Frutomania, e cila ka filluar të eksportoj pijet e saj në shtetet fqinje dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shembull që bizneset në Kosovë mund të jenë të suksesshme por nevojitet më shumë se pijet joalkoolike sado të ushqyeshme dhe të shëndetshmë që janë, për të sjellur ekonominë e Kosovës në binarin e duhur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat