​Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë bashkëpunimin me Bankën Botërore

Ekonomi

​Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë bashkëpunimin me Bankën Botërore

Më: 26 mars 2015 Në ora: 16:16

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim një delegacion nga Banka Botërore.

Ministri Krasniqi falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë deri me tash në sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme.

Ai i njoftoi ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, dhe me hapat tjerë që po ndërmerren në fushat që ka përgjegjësi ministria.

Ministri shtoi se sivjet buxheti që do të shpërndahet tek fermerët përmes granteve është mjaft premtues për rezultate në zhvillim të bizneseve dhe rritje të punësimit. Ai tha se në implementimin e këtyre politikave dhe programeve prioritet kryesor do të jetë rritja e transparencës dhe efikasitetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat