Moti i lig shkakton prishje në rrjetin elektrik

Ekonomi

Moti i lig shkakton prishje në rrjetin elektrik

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:14

​Rënia e temperaturave si dhe të reshurat e pandërprera kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm të prishjeve në rrjet në të gjitha distriktet e KEDS në Kosovë.

KEDS thotë se me iniciativë të drejtorit të përgjithshëm ka riaktivizuar grupin e krizave për t’u përballur me këto prishje të njëpasnjëshme në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ekipet e prishjeve në këto momente janë duke u ndihmuar nga ekipet e mirëmbajtjes së KEDS dhe nga qytetarë të shumtë, sidomos në pjesët ku qarkullimi dhe transportimi i mjeteve është pamundësuar nga bllokimi i rrugëve për shkak të borës. Vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve gjatë 24 orëve vetëm që prishjet të rregullohen në afatin sa më të më të shkurtër kohor. Prishjet më së shumti janë paraqitur në Distriktin e Pejës (në vise malore kryesisht), Distriktin e Gjakovës dhe Distriktin e Gjilanit, ku edhe erërat dhe të reshurat ishin më të mëdha”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Kosovapress/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat