Euro në nivelin më të ulët që prej 11 vjetësh

Ekonomi

Euro në nivelin më të ulët që prej 11 vjetësh

Më: 5 mars 2015 Në ora: 20:01

Euro regjistroi sot nivelin më të ulët duke arritur nën pragun e 1,10 dollarëve për herë të parë në 11 vjet e gjysmë, si pasojë e një njoftimi për blerje të mundshme të aktiveve nga Banka Qendrore Evropiane.

Rreth orës 17:00 GMT, euro arriti në 1,0988 dollarë, niveli më i ulët që prej fillimit të muajit shtator 2003 duke u vendosur menjëherë në rreth 1,10 dollarë.

Euro vlerësohej rreth 1,12 dollarë në fillim të javës.

“Euro udhëtoi në malet ruse me konferencën e Mario Draghit, presidenti i BQE-së”, theksoi Christopher Vecchio, analist i DailyFX.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat