Përmbyllet projekti i BB për pastrimin e bregdetit, Gjermeni: Investimi garanton zhvillim të qëndrueshëm

Ekonomi

Përmbyllet projekti i BB për pastrimin e bregdetit, Gjermeni: Investimi garanton zhvillim të qëndrueshëm

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:51

Në mbyllje të projektit për menaxhimin dhe pastrimin e bregdetit shqiptar, ministria e Zhvillimit Urban ka bërë bilancin e vënies në jetë të investimit të Bankës Botërore me vlerë 35.16 milionë dollarë.

“Duke filluar nga kufiri me Greqinë deri në Porto Romano të ishte një zonë në të cilën investimet e Bankës Botërore të sillnin një zhvillim të qëndrueshëm urban, social dhe në funksion të zhvillimit të turizmit në këto zona”, – u shpreh Gjermeni.
Projekti i shtrirë në 10 vite ka mundësuar heqjen e mbetjeve të rrezikshme nga zona e Porto Romanos, për të cilën janë investuar deri tani 2.5 milionë dollarë.

“Më shumë se 45 mijë mbetje të rrezikshme, dhera të kontaminuar dhe mbetje nga prishjet e godinave të kontaminuara në 3 zona të ndotura janë izoluar në objektin e mbyllur duke minimizuar rrezikun e ndotjes mjedisore”, – tha më tej Gjermeni.

Përmes të njëjtit projekt Banka Botërore ka finalizuar ndërtimin e Landfillit rajonal të Bajkajt dhe stacionin e Transferimit të mbetjeve në Himarë. Po kështu është financuar terminali për anije dhe pasagjerë në Sarandë, i cili vetëm gjatë vitit 2014 i ka shërbyer 24 kruezierave.
Financimi është shtrirë dhe në projektet për furnizim me ujë të pijshëm dhe kanalizimet e ujrave të zeza në qytetin e Sarandës, Himarës dhe Orikumit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat