Oda Ekonomike Italiane për Kosovën hap zyren në Prishtinë

Ekonomi

Oda Ekonomike Italiane për Kosovën hap zyren në Prishtinë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:23

Në Prishtinë do të hapen zyret e Odes Ekonomike Italiane për Kosovën, organizat joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse. Oda Ekonomike Italiane për Kosovën do të jetë pikëtakim për investitorët potencial dhe afaristët që operojnë në Kosovë dhe Itali, ndërsa do të ketë për mision stimulimin e bashkëpunimit të bizneseve midis dy vendeve.

Ajo do të promovojë dhe inkurajojë shkëmbimet dhe iniciativat e biznesit, si dhe bashkëpunimin teknik, ekonomik dhe tregtinë ndërmjet Italisë dhe Kosovës. Poashtu do të sigurojë informata dhe asistencë per rregullativen ligjore,procedurat doganore si dhe marreveshjet per tregtine e lire dhe te tjera ,duke përfshirë edhe nisma të bashkëpunimit multilateral e regjional.

Oda Ekonomike Italiane për Kosovën do përfaqëson ekonominë Italiane në Kosovë dhe interesat e saj në çështjet ekonomike, për të promovuar dhe forcuar raportet ekonomike ndërmjet Italisë dhe Kosovës,do bashkepunoje me te gjitha insituticonet e Kosoves ne krijimin e lehtesirave te berjes biznes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat