Rritja ekonomike nën potencial gjatë 2015, BSH: Ndikuan përmbytjet

Ekonomi

Rritja ekonomike nën potencial gjatë 2015, BSH: Ndikuan përmbytjet

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:21

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në daljen e tij të parë në konferencë për zhvillimit ekonomike ka zgjedhur që të mos ndryshojë normën bazë të interesit.Kreu i Bankës Qendrore bëri me dije se përmbytjet e ndodhura në jug të vendit do të ndikojnë në rritjen ekonomike. Ndërsa përsa i përket kreditimit, deklaroi se po punohet me bankat për të gjetur një zgjidhje.
Tiranë- Ekonomia shqiptare do të ketë rritje më të vogël gjatë 2015, si pasojë e përmbytjeve në jug të vendit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në daljen e tij të parë si Guvernator ka deklaruar se ekonomia do të jetë nën potencial.
Guvernatori ka bërë me dije se përmbytjet e ndodhura në jug të vendit kanë bërë që rritja ekonomike të rrishikohet në ulje përgjatë 2015.
Përsa i përket situatës së kreditimit, Guvernatori ka sqaruar se aktualisht po punohet me bankat e nivelit të dytë për të gjetur një zgjidhje.
Duke iu referuar vjedhjes së ndodhur në Bankën e Shqipërisë, Sejko deklaroi se tashmë po punohet me nivelin e sigurisë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka zgjedhur që të mos e ndryshojë normën bazë të interesit.
Në konferencën e përmuajshme kreu i BSH-së vlerësoi se politika monetare është në nivelin e duhur duke e lënë atë 2%.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat