Veseli: Do t’i heqim barrierat burokratike për bizneset

Ekonomi

Veseli: Do t’i heqim barrierat burokratike për bizneset

Më: 3 mars 2015 Në ora: 12:04

Kryetari i Kuvendit, Kryetari Veseli takoi përfaqësues të institucioneve ekonomike, vendore e ndërkombëtare. Ai tha se tanimë është arritur një konsensus sa i përket prioritetit që duhet të ketë ekonomia, krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i bilancit tregtar të Kosovës.

“Si kryetar i Kuvendit do të angazhohem që të krijojmë bazën e nevojshme ligjore dhe t’i heqim barrierat burokratike për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për iniciativën e lirë ekonomike. Është interes vital që legjislacioni të jetë stimulues për biznesin, e jo ta ngulfat atë”, tha Veseli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat