Selimaj: Liburn Aliu i bllokoi lejet e ndërtimeve

Ekonomi

Selimaj: Liburn Aliu i bllokoi lejet e ndërtimeve

Më: 2 mars 2015 Në ora: 10:43

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, pas 7 muajve që i ka bojkotuar Shoqatën e Ndërtuesve iu ka shkuar për në vizitë Odën Ekonomike të Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve pran Odës Ekonomike të Kosovës, Brahim Selimaj ka thënë për mediase fajet për bojkotin 7 mujor i ka Liburn Aliu.

“Shpendi nuk ka pasur mundësi të jetë aq drejtpërdrejt i informuar, por drejtori i urbanizimit Liburn Aliu të gjitha fajet për bllokadat i ka pasur. Si pasoj e mos pranimit të Liburn Aliut për t’i dëgjuar hallet tona ka ardhur deri te ajo që ndërtimtaria ka pësuar një rënie 60 për qind dhe është afër falimentimit”, ka thënë Selimaj

Selimaj ka treguar se Ahmeti ka qenë në Odën Ekonomike dhe i ka takuar ndërtuesit dhe ka pranuar t’i qaset problemit.
“Shpendi ka qenë në Odën Ekonomike dhe është zotuar se do të jetë partner dhe jo vetëm si kryetar i komunës. Pas 7 muajve bojkot z. Ahmeti ka pranuar të jetë me neve dhe t’i qaset problemit. Shpendi e ka kuptuar se ky sektor i ka shkaktuar dëm edhe Kuvendit Komunal dhe shoqërisë”, ka thënë Selimaj.

Selimaj ka thënë se Shpendi ka marrë përgjegjësi që të rifilloj lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe pranimin e garancioneve bankare.

“Shpendi ka marrë disa hapa ndaj kërkesave tona dhe bëhet fjalë për heqjen e disa burokracive, që të rifilloj lëshimi i lejeve të ndërtimit, i ka pranuar garancionet e bankare, garancionet e sigurimeve, ka premtuar se do ta bëj riorganizimin e borxheve të mëparshme, është parapa që grupet punuese të ulën dhe bisedojnë për tejkalimin e barrierave, siç janë taksat dhe gjëra të tjera”, ka thënë Selimaj.

Ndryshe prej kohës që ka ardhur në pushtet Vetëvendosje në Prishtinë, sektori i ndërtimit ka pësuar rënie dhe shumë kompani që janë marrë me ndërtim e kanë shpallur falimentimin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat