Greqia përcakton përparësitë për shlyerjen e borxhit FMN-së

Ekonomi

Greqia përcakton përparësitë për shlyerjen e borxhit FMN-së

Më: 1 mars 2015 Në ora: 10:56

Ministri grek i financave Varoufakis ka deklaruar se vendi i tij do të nisë bisedimet me kreditorët për caktimin e përparësive të shlyerjes së borxhit të FMN-së.

Këtë koment ai e bëri pasi Greqisë iu dha një afat 4 mujor nga 19 vendet anëtare të eurozonës për shlyerjen e kredisë prej 240 miliardë eurosh.

Greqia përballet me shlyerjen në mars të borxhit prej 1.5 miliardë euro ndaj FMN-së dhe të borxhit prej 6.7 miliardë eurosh ndaj Bankës Qendrore Europiane, që duhet shlyer në verë.

Aktualisht Greqia ka një borxh prej 315 miliardë eurosh, i barazvlefshëm me 176% të GDP-së.

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka premtuar rritjen e të ardhurave nëpërmjet luftës kundër evazionit fiskal si dhe rishikimin e shpenzimeve qeveritare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat