Buxheti i Komunës së Prishtinës shqetësues

Ekonomi

Buxheti i Komunës së Prishtinës shqetësues

Më: 1 mars 2015 Në ora: 10:52

Buxheti i miratuar i Komunës së Prishtinës, mund të lë të papërfunduar disa nga projektet zhvillimore në kryeqytet.

Kështu vlerësojnë organizatat jo-qeveritare që monitorojnë punët komunale, duke thënë se miratimi i këtij buxheti është shqetësues.

Buxheti i komunës së Prishtinës prej rreth 63 milion euro, nuk do të përmbush mjaftueshëm realizmin e projekteve komunale në kryeqytet.
Alban Haliti nga organizata INPO tha se kufizimi dhe imponimi që është bërë ndaj komunës së Prishtinës nga Ministria e Financave, nuk garanton se ky buxhet do t’i zgjidh, në mënyrën më të mirë problemet e shumta dhe nevojat për projekte që qytetarët e Prishtinës i kanë.

Edhe Instituti GAP vlerëson se ky buxhet komunal për kryeqytetin është jo i mjaftueshëm. Bekim Salihu thotë për Radio Kosovën se vendimet nga ministria e Financave, janë një gabim që po u bëhet komunave, në veçanti Prishtinës. Ai thotë komunat do të duhej të ishin të pavarura në menaxhimin dhe planifikimin e të hyrave komunale.
Sidoqoftë, komuna e Prishtinës kishte planifikuar një buxhet zhvillimor në vlerë prej 69 milionë eurove, mirëpo është miratuar vetëm ai në vlerë prej 62 milion e 706 mijë eurove, i cili siç kanë thënë zyrtarët komunal nuk në përputhje me nevojat e kryeqytetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat