Banka Popullore e Kinës ul normën e interesit

Ekonomi

Banka Popullore e Kinës ul normën e interesit

Më: 1 mars 2015 Në ora: 10:50

Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze deklaroi të shtunën se duke filluar nga 1 marsi, do të ulë normën bazë të interesit të depozitimit njëvjeçar në 2.5% dhe atë të huadhënies prej 5.35%.

Kina uli normën bazë të interesit nëntorin e kaluar dhe pakësoi përqindjen e fondit të detyrueshëm si depozitë në fillim të këtij shkurti, me synim uljen e presionit të ndërmarrjeve në financim.

Ulja kësaj here e normës së interesit ka për qëllim që të ulë koston e financimit shoqëror dhe të krijojë një mjedis të mirë monetar për të nxitur ndryshimin e strukturës ekonomike.

Ky ndryshim është në përputhje me politikën e matur monetare të Kinës, theksohet në deklaratën për shtyp të Bankës Popullore të Kinës .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat