Cani: Me përdorimin e letër kredive, nuk kam shkelur ligjin

Ekonomi

Cani: Me përdorimin e letër kredive, nuk kam shkelur ligjin

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 17:29

Ministri i Financave ka shpjeguar ne nje takim informal me gazetaret aresyet e perdorimit te leter kredisë si një instrument pagese në fund të vitit të kaluar. Sipas tij, ministri nuk ka tejkaluar kufinjtë e këtij përdorimi, duke shfrytëzuar hapësirat që i parashikojë normat e menaxhimit të financave publike. Sipas tij, pagesat janë bërë për objekte të rendesisë së veçantë si helikopterë e ambulance. Kjo formë pagese, sipas Ministrit Shklqim Cani është përdorur edhe nga paraardhësit e tij, ndërsa pranon se misioni i ardhshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të shqyrtojë përdorimin e kësaj kësaj forme pagese dhe rrëegullimin ligjor për letër kreditë.
Sipas raportimeve nga ministria e financave, vetëm në muajin dhjetor të vitit të klauar, janë bërë 30 pagesa me një vlerë prej 2.9 miliardë lekë.
Me këtë formë shpenzimesh, qeveria rriti vlerën e investimeve publike, për t’iu afruar objektivit. Në fakt, vitin e kaluar, sipas të dhënave financiare, gati gjysma e investimeve u realizua në tre muajt e fundit. Ekonomistët vlerësojnë se kjo është forma më e keqe e investimeve pasi ndikimi në ekonomi është minimal. Në 2014-n investimet i kaluan Ministrisë së Ekonomisë, e cila nuk rezulton të ketë pasur pengesa financiare për t’i bërë investimet në kohë, pasi fondet janë çelur që në datën 6 janar.
Mbetet për t’u parë këtë vit ecuria e investimeve, ndërsa ekonomia jonë e filloi vitin me dy sfida të mëdha. Përmbytjet në jug të vendit kanë nga faturë që mund të mbulohet nga rritja e prodhimit të energjisë, por një dëm i pakorrigjueshëm vlerësohet të jetë ulja e çmimit të karburantit. Kjo është edhe një prej arësyeve përse ranë të ardhurat nga tatim fitimi në muajin janar krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Në tërësi të ardhurat rane 3.3% në janar. Sipas financave, rënia lidhet me problemet e hasura gjatë aplikimit të sistemit të ri të raportimit online.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat